Çështja e zyrtarit të FBI, Berisha: Basha ka rastin të sqarohet

Nga A2 CNN
27 Janar 2023, 15:43 | Politikë
Çështja e zyrtarit të FBI, Berisha: Basha ka rastin të

Çështja e ish-zyrtarit të FBI të arrestuar në SHBA dhe lidhjet e tij me kryeministrin Rama, nuk e bëjnë Sali Berishën të tërhiqet nga fjalët që ka thënë kundër Lulzim Bashës në lidhje me atë që cilësohet si lobimi i PD me fonde ruse.

“Basha ka rastin të thotë që paratë nuk i ka marrë nga rusët, por te deklaroje burimin e parave, E sigurt 100% është që rusët kanë shpërndarë para. Ka marrë apo jo Basha ta thotë ai. Raporti thotë ka marrë, derisa Basha nuk e përgënjeshtron nuk mund të them ndryshe”.

Takimet që zyrtari i lartë i FBI ka bërë me përfaqësuesit më të lartë të shtetit, sipas Berishës, nuk janë njoftuar pranë Ambasadës Amerikane.

“McGonigal ka takuar drejtues policie, drejtësie e shërbimi, ky ka ardhur me “carta bianca” Edi Rama. Po të ishte informuar ambasada do ishte informuar edhe zyra e tij dhe drejtori i përgjithshëm i FBI”.

Berisha foli për një lëvizje pa kthim me synimin për të rrëzuar qeverinë Rama.

“Nis lëvizja finale për rrëzimin e Ramës. Këtu data muaji dita janë një anë, qëllimi dhe rrëzimi i Ramës është destinacioni absolut”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni