Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Del video e masakrës në Ambasadën e Azerbajxhanit në Iran, lidhja me gruan e agresorit

Nga A2 CNN
27 Janar 2023, 13:35 | Bota

Irani është tronditur sot nga një sulm me armë në Ambasadën e Azerbajxhanit, ku një person i armatosur me kallashnikov ka hyrë në godinë dhe ka hapur zjarr në mënyrë të pakontrolluar, duke lënë një të vdekur dhe plagosur dy të tjerë.

Sipas informacioneve paraprake rezulton se, agresori e ka ndërmarrë këtë sulm, pasi dyshohet se, pikërisht në ambientet e ambasadës, gruaja e tij është parë për herë të fundit. Si pasojë e të shtënave, mbeti i vdekur kreu i sigurimit në postin diplomatik në Teheran  

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar ndërkohë edhe pamjet tronditëse, që tregojnë se si vrasësi hyn në ambasadë dhe i drejton armën e tij stafit të tmerruar. Ata që ishin brenda u përpoqën të kalonin përmes detektorëve metalikë për t'u mbrojtur, por agresori hap zjarr duke shkaktuar panik.

Pastaj një punonjës hero del nga një derë anësore dhe lufton me të armatosurin, duke u përpjekur t'i heqë armën. Një tjetër video e mbikëqyrjes nga jashtë ambasadës tregoi se personi i armatosur përplasi makinën e tij përpara ambasadës, pak para se të futej brenda saj.

Prokurori iranian Mohammad Shahriari tha se tha se gruaja e të armatosurit ishte zhdukur në prill të vitit të kaluar pas një vizite në ambientet e kësaj ambasade dhe kjo mendohet të jetë arsyeja e ndërmarrjes së aktit fatal nga agresori.

https://a2news.com/2023/01/27/sulm-i-armatosur-ne-ambasaden-e-azerbajxhanit-ne-iran-1-i-vrare/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli