
FA Cup, Ake ndëshkon Arsenalin
Manchester City dhe Arsenal, përveç sfidës për titull në kampionat, u përballën në një sfidë direkte në fazën e 1/16 të FA Cup, trofeut të dytë më të rëndësishëm në Angli.
Ekipi i Pep Guardiolës fitoi 1-0, me një gol në pjesën e dytë të Nathan Ake, në ndeshjen e luajtur në Mançester.
Mbrojtësi holandez përfitoi nga një pasim i Grealish për të shënuar golin e vetëm të takimit.