Italia ngre alarmin: Me tanket ruse në Kiev, nis Lufta e Tretë Botërore

Publikuar më: 27/1/2023, ora 19:27
2022 guido crosetto ansa

Italia ngre alarmin: Me tanket ruse në Kiev, nis Lufta e Tretë Botërore

Publikuar më: 27/1/2023, ora 19:27

“Lufta e Tretë Botërore mund të fillojë nëse tanket ruse do të mbërrijnë në Kiev”.

Kështu paralajmëron ministri Italian i mbrojtjes, Guido Crosetto, duke iu përgjigjur kërcënimeve nga Moska se konflikti do të përshkallëzojë ndjeshëm me dërgimin e tankeve dhe armatimeve të tjera perëndimore.

“Lufta e Tretë Botërore do të niste menjëherë në momentin kur tanket Ruse do të mbërrinin në Kiev dhe në kufijtë e Europës. Të sigurojmë që ata të mos arrijnë asnjëherë, është mënyra e vetme për ta ndaluar Luftën e Tretë Botërore”, tha Crosetto gjatë një eventi në Romë.

Ministri Italian shtoi ndër të tjera se javën e ardhshme mund të firmoset një dekret i ri për të dërguar ndihma në Ukrainë.