Java e modës në Paris të kthen me kokë poshtë

Publikuar më: 27/1/2023, ora 12:14

Java e modës në Paris të kthen me kokë poshtë

Publikuar më: 27/1/2023, ora 12:14

Bukuri, ekstravangancë, “haute couture” dhe risi. Këto janë disa nga fjalët që mund të përkufizojnë javën e modës në Paris.

Të gjithë vëmendjen e medias këtë herë e mori shtëpia e modës “Viktor & Rolf”, e cila kishte zgjedhur të luante me mënyrën tradicionale si vishen rrobat.

Modelet e kësaj shtëpie mode u shfaqën në pasarelë me fustane dhe veshje të tjera të veshura me kokë poshtë, madje disa prej tyre kishin dhe vështirësi në të ecur, pasi pamjen e kishin të zënë nga tyli që i rrethonte.