Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Koreja e Veriut kritikon SHBA-në për dërgimin e tankeve në Ukrainë: E kaluat vijën e kuqe

Nga A2 CNN
27 Janar 2023, 19:08 | Bota
Koreja e Veriut kritikon SHBA-në për dërgimin e tankeve në

Kim Yo-jong, motra e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un ka kritikuar vendimin e Shteteve të Bashkuara për të dërguar tanke në Ukrainë.

Sipas saj, pas këtij vendimi të SHBA-ve, “qëndron qëllimi djallëzor i amerikanëve për të arritur objektivin e tyre hegjemonik dhe për  të shkatërruar Rusinë.

 Sipas raportimeve, Kim Yo-jong, ka thënë se SHBA e ka kaluar vijën e kuqe.

"Unë nuk dyshoj se çdo pajisje ushtarake me të cilën mburren SHBA-ja dhe Perëndimi do të digjet në copa përballë shpirtit të paepur luftarak dhe fuqisë së ushtrisë dhe popullit heroik rus," tha ajo, duke shtuar se Koreja e Veriut gjithmonë do qëndrojnë në të njëjtën llogore me Rusinë.

Komentet e saj vijnë pasi Joe Biden bëri të ditur se do të dërgonte 31 tanke M1 Abrams në Ukrainë, duke përmbysur argumentet prej muajsh të Uashingtonit se ato mjete ishin shumë të vështira për t’u mirëmbajtur nga vendasit.

Koreja e Veriut është i vetmi vend, përveç Rusisë dhe Sirisë, që njeh pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut, dy rajone separatiste të mbështetura nga Rusia në Ukrainën lindore.

A2 CNN Livestream

Dita jonë