Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Lidhjet me zyrtarin e FBI, Meta: Ndryshimi do të ndodhë, çmimin le ta zgjedhë Rama

Nga A2 CNN
27 Janar 2023, 17:13 | Politikë
Lidhjet me zyrtarin e FBI, Meta: Ndryshimi do të ndodhë, çmimin

Refuzimi i mazhorancës për të ngritur një komision hetimor për implikimin e kryeministrit në çështjen “McGonigal” lexohet nga Ilir Meta pranin i fajësisë. Në një konferencë për shtyp, kreu i Partisë së Lirisë bëri thirrje që socialistët të ndryshojnë qasje në parlament.

“Çdo përpjekje e Edi Ramës për t’iu shmangur përballjes me të vërtetën, përfshirë edhe hetimin parlamentar, është një konfirmim i fajësisë së tij dhe një tentativë e dëshpëruar për tu fshehur si skuth llogaridhënies së pashmangshme”.

Akuzat ndaj ish-zyrtarit të lartë FBI-së po gjykohen në SHBA, por Ilir Meta kërkon që kjo ngjarje të hetohet edhe në Shqipëri.

“Por është edhe më i domosdoshëm hetimi i veprimeve antikushtetuese të paligjshme dhe mafioze të bëra nga Edi Rama i cili përdhosi zyrën e kryeministrit duke joshur dhe korruptuar zyrtarë të lartë të huaj”, tha Meta.

Për Ilir Metën asgjë nuk mund ta pengojë zbardhjen e kësaj ngjarjeje i cili foli për drejtësi gjyqësore dhe popullore.

“Për mua Edi Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen, ndryshimi do të ndodhë me çdo çmim. Çmimin le ta zgjedh Edi Rama”, u shpreh kreu i PL.

Çështja Mc Gonigal është kthyer në një mollë sherri për politikën e Tiranës, gjë që u reflektua edhe me bllokimin e seancës së fundit plenare.

A2 CNN Livestream

Dita jonë