Merr flakë automjeti në parkingun e një qendre tregtare

Publikuar më: 27/1/2023, ora 22:31

Merr flakë automjeti në parkingun e një qendre tregtare

Publikuar më: 27/1/2023, ora 22:31

Policia e Tiranës ka njoftuar se mbrëmjen e së premtes, rreth orës 22:00, në një automjet në parkingun e një qendër tregtare, në bulevardin “Bajram Curri”, ka rënë zjarr.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.