Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mungesa e garës për Portin e Durrësit, Komisioneri Várhelyi i përgjigjet me një letër Alibeajt

Nga A2 CNN
27 Janar 2023, 10:06 | Politikë

Komisioneri Várhelyi i përgjigjet me një letër kryetarit të Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, në lidhje me Portin e Durrësit dhe “Durrës Marina Bay and Yacht” që do të ndërtohet nga kompania “Symphonie Real” me një vlerë prej 2 miliardë euro.

Komisioneri i Zgjerimit, Várhelyi, ka pohuar shqetësimin që Komisioni Europian ka në lidhje me zbatimin e MSA dhe standardeve të Bashkimit Evropian. Në letër theksohet se “kur vjen fjala te marrëveshjet ndërshtetërore me vendet e treta, pozicioni i BE-së është i qartë dhe ka qenë përherë i tillë, përfshirë edhe në Këshillin e Fundit të Stabilizim Asocimit që u mbajt në mars 2021 mes Shqipërisë dhe BE-së.”

Letra thekson se të gjitha prokurimet apo koncesionet, përfshirë dhe marrëveshjet mes shteteve apo palëve të treta duhet të ngrihen mbi parimet e transparencës, garës, trajtimit të barabartë dhe jo diskriminimit.

Partia Demokratike ka treguar se në garën për projektin e madh 2 miliardë euro qeveria shqiptare as ka hapur një garë ndërkombëtare dhe nuk ka respektuar asnjë nga parimet e MSA. Gjatë debatit të gjatë publik në parlament, PD-ja akuzoi qeverinë se e kishte paracaktuar fituesin dhe se nuk kishte ndjekur asnjë nga rregullat dhe pikat e përcaktuara në parimet e MSA për një konkurrim të ndershëm dhe barabartë mes kompanive, duke e paracaktuar fituesin.              

Më tej, Komisioneri Várhelyi argumentoi se Komisioni është në konsultime të vazhdueshme me qeverinë shqiptare. Ai theksoi se Komisioni Evropian ka anuluar grantin e mbetur nga WBIF (Fondet Ndërkombëtare për Ballkanin Perëndimor) në lidhje me portin e Durrësit. Kështu duke i dhënë të drejtë Partisë Demokratike që deklaroi më herët se Bashkimi Evropian ka anuluar fondin për Portin e Durrësit.

Çështja e konkurrencës ka qenë një pikë kyçe që është ngritur nga Partia Demokratike gjatë debatit mbi Portin e Durrësit. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Alibeaj, iu drejtua me një letër të hapur Komisionierit të Zgjerimit Várhelyi në lidhje me mungesën e garës për ndërtimin e të ashtuquajturës “Durrës Marina Yacht Project”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë