Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Olimpiada “Paris 2024”, Ukraina mendon bojkotin: Ndaloni rusët e bjellorusët

Nga A2 CNN
27 Janar 2023, 23:10 | Sporte të tjera
Olimpiada “Paris 2024”, Ukraina mendon bojkotin: Ndaloni rusët

Ukraina mendon bojkotin e Olimpiadës Paris 2024. Kërcënimi vjen nëse Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do të rrisë numrin e sportistëve rusë dhe bjellorusë, që do të lejohen të marrin pjesë në evenimentin e vitit të ardhshëm.

Deklarata është dhënë nga Ministri ukrainas i Sporteve, Vadim Gutzeit, si reagim pas lajmeve se IOC po “shqyrton alternativat për të pranuar në Lojëra sportistët nga Moska dhe Minsku”.

Sinjali i dhënë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar nuk është pritur aspak mirë nga qeveria angleze, por edhe nga kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo.

Tashmë është Ukraina ajo që kërcënon një lëvizje, e cila e bën praktikisht të pamundur gjetjen e zgjidhjes nga organizatorët e Lojërave Olimpike. Sipas ministrit ukrainas të sportit “nuk mund të bëhen marrëveshje me përfaqësues të vendeve terroriste”.

Ukraina është e palëkundur në qëndrimin e saj: për aq kohë sa lufta vazhdon, duhet të vazhdojnë edhe sanksionet ndaj sportistëve rusë dhe bjellorusë. Madje, sipas autoriteteve në Kiev, atletët e këtyre vendeve nuk duhet të lejohen as që të konkurrojnë me flamurin e Komitetit Olimpik.

https://a2news.com/2022/09/23/a-do-te-shkojne-ne-lufte-sportistet-ruse/

A2 CNN Livestream

Dita jonë