PD: Komisioni Europian ka anuluar grantin 2 milionë eurosh në lidhje me Portin e Durrësit

Publikuar më: 27/1/2023, ora 15:33
kr Rama porti i durresit frame 1711 2 1280x693

PD: Komisioni Europian ka anuluar grantin 2 milionë eurosh në lidhje me Portin e Durrësit

Publikuar më: 27/1/2023, ora 15:33

Grupimi i Alibeajt ka lëshuar një deklaratë për mediat, duke pretenduar se Komisioni Europian ka anuluar grantin prej 2 milionë eurosh nga Fondet Ndërkombëtare për Ballkanin Perëndimor në lidhje me Portin e Durrësit.

“Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Várhelyi, ka theksuar se të gjitha prokurimet apo koncesionet, përfshirë dhe marrëveshjet mes shteteve apo palëve të treta duhet të ngrihen mbi parimet e transparencës, garës, trajtimit të barabartë dhe jo diskriminimit duke pohuar shqetësimin që Komisioni Europian ka në lidhje me zbatimin e MSA dhe standardeve të Bashkimit Europian. Bashkëngjitur letra e Grupit të Partisë Demokratike”, njofton zyra e shtypit.