Vijon furnizimi i Ukrainës, Polonia bën gati 60 tanke të tjera

Publikuar më: 27/1/2023, ora 22:28
ff 11 3 1280x720

Vijon furnizimi i Ukrainës, Polonia bën gati 60 tanke të tjera

Publikuar më: 27/1/2023, ora 22:28

Polonia do të dërgojë 60 tanke të tjera moderne luftarake në Ukrainë, përveç 14 tankeve Leopard 2 që i premtoi disa ditë më parë. Lajmin e bëri të ditur kryeministrit polak Mateusz Morawiecki. 

Morawiecki u shpreh se ishte i kënaqur që Polonia mundi t’i bindte aleatët dhe partnerët nga Evropa Perëndimore se duhet të jenë shumë më aktivë në mbështetjen e Ukrainës.

Kujtojmë se Gjermania vendosi në fillim të kësaj jave të dërgojë tanke Leopard 2 në Ukrainë pas shumë diskutimesh diplomatike.

Morawiecki tha se Polonisë i pëlqen të “udhëheqë me shembull” dhe mbrojti vendimin e vendit për të dërguar 250 tanke në frontin e luftës vitin e kaluar.

“Tani për tani, ne jemi gati të dërgojmë 60 tanke tona të modernizuara, 30 prej tyre PT-91,” tha kryeministri, duke iu referuar tankut kryesor të betejës të vendit, PT-91 Twardy.

Javën e kaluar, Polonia kritikoi ashpër hezitimin E Gjermanisë për të miratuar kërkesën e Varshavës për të transferuar disa nga tanket e saj Leopard 2, prodhim gjerman, në Ukrainë.