Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Zbulohet mumia e artë, konsiderohet si më e vjetra deri tani

Nga A2 CNN
27 Janar 2023, 12:33 | Bota

Arkeologu egjiptian Zahi Hawass njoftoi të enjten zbulimin në nekropolin Saqqara pranë Piramidave të Gizës të disa varreve të rëndësishme që strehojnë një mumie 4300-vjeçare.

Objekte të tjera, duke përfshirë sarkofagë, statuja dhe qeramikë, janë gjetur gjithashtu midis varreve, një prej të cilëve ishte totalisht i mbuluar me ar.

Mumja, që sipas studimeve i përket një burri të quajtur Hekashepes, u gjet brenda një sarkofagu të madh gëlqeror drejtkëndor në një dhomë të vendosur nën një bosht 15 metra të thellë.

“Mumja jombretërore konsiderohet më e vjetra dhe më e plotë e gjetur në Egjipt deri më sot”, tha Hawass në një konferencë shtypi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë