Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Zgjedhjet vendore të 14 majit, PD e Berishës dorëzon listat e komisionerëve

Nga A2 CNN
27 Janar 2023, 14:28 | Politikë
Zgjedhjet vendore të 14 majit, PD e Berishës dorëzon listat e

Partia Demokratike, e drejtuar nga Sali Berisha, ka depozituar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve listat për anëtarët e komisionerëve zgjedhorë për zgjedhjet vendore të 14 majit. Dokumenti është shoqëruar me vulën e PD të caktuar pas Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetor dhe mban firmën e Flamur Nokës, të zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm.

Në mungesë të një vendimi përfundimtar nga Gjykata lidhur me grupimin që ka zyrtarisht drejtimin e Partisë Demokratike, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha në 12 janar se KQZ do të vlerësojë legjitimitetin e personit nga Partia Demokratike që do të sjellë dokumentacionin e duhur. i pyetur specifikisht se cilat janë dokumentet që vërtetojnë legjitimitetin e përfaqësuesve të PD-së, kryekomisioneri sqaroi se do të vlerësohet legjitimiteti i atyre personave që sjellin dokumente që vërtetojnë tagrin për të propozuar anëtarë në KQZ. Po ashtu Celibashi shtoi se KQZ, dokumentacionin e merr nga Gjykata e Tiranës.

Gjatë prononcimit për mediat, kryekomisioneri u pyet nga gazetarët se cilët janë përfaqësuesit e Partisë Demokratike të cilët KQZ njeh aktualisht. Ai bëri të ditur se aktualisht PD-ja përfaqësohet nga Marash Logu dhe Indrit Sefa, të cilët përfaqësojnë grupimin Alibeaj. Megjithatë, Ilirjan Celibashi shtoi se nuk mungojnë as komunikimet me karakter profesional edhe me Ivi Kason, i cili përfaqëson grupimin Berisha.

Më 17 janar, Gjykata e Apelit vendosi të pushojë shqyrtimin e ankimit të bërë nga grupi i Enkelejd Alibeajt, kundër Shkallës së Parë, e cila refuzoi ligjërimin në një vendim të vetëm Kuvendet Kombëtare të 17 korrikut dhe të 18 dhjetorit 2021, të dyja të thirrura nga Lulzim Basha. Vendimi erdhi pas disa shtyrjeve dhe tërheqjes së vetë ankimuesve.

Në 18 mars 2022 gjyqtarja Muça pranoi të ligjërojë vetëm kërkesën e parë për vendimet e Kuvendit të korrikut. Kjo pasi në kohën e shqyrtimit, në gjykatë kishte mbërritur një tjetër kërkesë për Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha më 11 dhjetor. Për këtë shkak, gjykata arsyetoi se regjistrimet për të njëjtën parti politike duhej të ndiqnin rendin kronologjik nga pikëpamja kohore. Kësisoj 18 dhjetori i Bashës vinte i treti në radhë. Avokati Sefa e arsyetoi tërheqjen si mënyrë për të përshpejtuar shqyrtimin në Apel të ankimit të bërë nga Alibeaj kundër vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri, që regjistroi të gjitha vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit Berishës.

Pushimi i kësaj çështjeje në Apel i jep fuqi regjistrimit në Gjykatë të ndryshimeve statutore të korrikut 2021, por nuk zgjidh çështjen e vulës së PD. Në Apelin e Tiranës pret shqyrtimin ankimi i bërë nga Alibeaj kundër vendimit të Agron Zhukrit, si edhe i ankimit të bërë nga PD kundër pranimit të Alibeajt si palë në proces.

https://a2news.com/2023/01/12/cilet-perfaqesues-te-pd-se-njeh-kqz-celibashi-vetem-ata-qe-do-te-kene-dokumentacionin-e-duhur/
https://a2news.com/2023/01/01/si-do-te-jete-2023-shi-i-pd-te-ndare-drejt-zgjedhjeve-mes-demokrateve-ka-ende-shprese-per-bashkim/

A2 CNN Livestream

Dita jonë