
Barcelonës i mjafton Pedri, +6 nga Reali
Barcelona siguron një tjetër fitore minimale në kampionatin spanjoll.
Skuadra katalanase triumfoi 0-1 ndaj Girona, duke arritur për herë të tretë radhazi një fitore me të tillë rezultat.
Pedri shënoi golin e 3 pikëve në minutën e 61.
Me këtë fitore, Barcelona është ngjitur në kuotën e 47 pikëve, 6 më tepër se kampionët e Realit të Madridit, që të dielën presin Real Sociedad në “Santiago Bernabeu”.