Humbi në Superkupë, trajneri i Al Nassr bën fajtor Cristianon

Publikuar më: 28/1/2023, ora 16:50
cristiano 1 1182x720

Humbi në Superkupë, trajneri i Al Nassr bën fajtor Cristianon

Publikuar më: 28/1/2023, ora 16:50

“Cristiano Ronaldo humbi një rast të pastër që do të kishte ndryshuar ndeshjen”.

Kështu u shpreh trajneri i Al Nassr, Rudi Garcia, pas humbjes në gjysmëfinalen e Superkupës së Arabisë Saudite ndaj Al Ittihad, dështimi i parë i Cristianos që pas mbërritjes së tij në Arabi.

Garcia vijoi më tej me deklarata të forta: “Është shumë e rëndësishme që futbollistët të luajnë me normalitet dhe jo gjithmonë të përpiqen të pasojnë topin te Cristiano. U thashë që në fushë duhet të marrin vendimin e duhur. Sigurisht, kur Cristiano apo Talisca janë vetëm dhe kërkojnë topin, duhet t’ia pasojmë. Ata janë lojtarë që bëjnë diferencën. Por, duhet të punojmë që njëri prej tyre të jetë gjithmonë brenda zonës, tjetri të luajë jashtë saj”.