Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Pasdite fitoi ndaj Cremonese, në mbrëmje vjen “goditja” për Interin

Nga A2 CNN
28 Janar 2023, 22:49 | Futboll
Pasdite fitoi ndaj Cremonese, në mbrëmje vjen “goditja”

Inter fitoi 3 pikë ndaj Cremonese pasditen e së shtunës, por në mbrëmje zikaltërit morën lajmin se kapiteni i tyre, Milan Skriniar, ka vendosur të transferohet te PSG.

Sipas Sky Sport, sllovaku nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me klubin italian dhe tashmë pritet vetëm të merret vesh nëse transferimi do të bëhet në janar apo në verë.

Orët e fundit, PSG i ka ofruar 10 milionë euro Interit për ta marrë që tani, por drejtuesit zikaltër e kanë refuzuar këtë ofertë, duke kërkuar të paktën 20.

Mbeten edhe dy ditë nga fundi i merkatos së janarit dhe duhet të presim për të parë nëse aventura e Milan Skriniar me Interin do të përfundojë pas disa ditësh apo pas disa muajsh.

https://a2news.com/2023/01/28/lautaro-kthen-interi-te-fitorja-asllani-luan-23-minuta/

A2 CNN Livestream

Dita jonë