“Shpërthen” Uzuni, 2 gola brenda 3 minutash

Publikuar më: 28/1/2023, ora 18:24

“Shpërthen” Uzuni, 2 gola brenda 3 minutash

Publikuar më: 28/1/2023, ora 18:24

Myrto Uzuni, pas dy ndeshjesh mungesë për shkak dëmtimi, është rikthyer titullar në sfidën Granada-Andorra dhe ka shënuar dy gola brenda 3 minutash.

Në minutën e 10, sulmuesi kuqezi hapi serinë e golave, ndërsa në të 13 shënoi edhe të dytin për Granadën.

Me këtë dygolësh, Uzuni ngjitet përkohësisht në kuotën e 14 golave, duke kryesuar renditjen e golashënuesve në kategorinë e dytë në Spanjë.