Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Europa, në prag të një thatësire katastrofike

Nga A2 CNN
29 Janar 2023, 16:35 | Bota

Europa ndodhet në prag të një thatësire katastrofike pasi ujërat nëntokësorë janë duke avulluar. Ky është paralajmërimi që është bërë së fundmi nga shkencëtarët.

Verat më të nxehta se zakonisht që vijnë si pasojë e ngrohjes globale kanë bërë që të ketë një rënie të madhe të niveleve të ujërave nëntokësore që nga viti 2018.

Valët e të nxehtit e kanë bërë thuajse të pamundur rikuperimin e këtyre niveleve në vitet e fundit. Impakti po shihet tashmë në botën e egër, në habitate dhe në agrikulturë.

Dr. Torsten Mayer-Gürr, profesor në Universitetin e Teknologjisë në Graz, Austri dhe një nga autorët e studimit në fjalë u shpreh: “Disa vite më parë, nuk do ta kisha imagjinuar që uji mund të bëhej problem në Europë.

Gjatë muajve të verës në 2018 dhe 2019 pati një mungesë të theksuar uji në Evropën Qendrore. Që atëherë, nuk ka pasur rritje të konsiderueshme të niveleve të ujërave nëntokësore.

Efektet e kësaj thatësire të zgjatur ishin të dukshme në Evropë gjatë verës së vitit 2022. Shtretërit e thatë të lumenjve dhe zhdukja e ngadaltë e ujërave të ndenjur ndikuan rëndë si natyrën ashtu edhe njerëzit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë