Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Festivali i Pernik, tradita e lashtë e vendeve të Ballkanit mblidhet në Bullgari

Nga A2 CNN
29 Janar 2023, 14:29 | Aktualitet
Festivali i Pernik, tradita e lashtë e vendeve të Ballkanit mblidhet

Qyteti i Pernikut në Bullgari ka mirëpritur Festivalin Ndërkombëtar të Maskaradës, ku marrin pjesë vende të Ballkanit, përfshi edhe Shqipërinë.

Pjesëmarrësit veshin kostume me dizajne të ndryshme që nga modelet shumëngjyrëshe tek peliçet e kafshëve të gjitha me koka të mbuluara apo zile të cilat tringëllonin gjatë performancës së kërcimtarit.

Në fakt, kostumi frymëzohet nga një traditë në vendet e Ballkanit, ku burrat me maska vizitojnë shtëpitë duke u rënë kambanave për të larguar shpirtrat e këqij të vitit të vjetër dhe për t'u sjellë fat dhe shëndet banorëve.

Festivali i Pernikut rikthehet pas tri vitesh ndërprerje për shkak të pandemisë së koronavirusit, dhe përfshin dhe paradën e konkurrimit ku pjesëmarrësit tregojnë kostumet dhe kërcimet e tyre.

Krahas Bullgarisë janë 15 grupe pjesëmarrëse nga Shqipëria, Kroacia, Greqia, Italia, Mali i Zi, Maqedonia, Rumania, Serbia dhe Sllovenia.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani