Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Policia e Shtetit këput fijet e kamerave të rrugës në Fier e Lushnje, 5 persona nën hetim

Nga A2 CNN
29 Janar 2023, 09:50 | Kronikë
Policia e Shtetit këput fijet e kamerave të rrugës në Fier e

Policia e Shtetit vijon aksionin në të gjithë vendin për heqjen e kamerave të paligjshme nëpër rrugët e qyteteve.

Ndalesa e radhës ishte në qytetin e Fierit dhe Lushnjes, ku në kuadër të fazës së shtatë të këtij aksioni, janë çmontuar 20 kamera të tilla, ndërsa janë vënë nën hetim 5 shtetas, nga këta, 2 shtetas në Fier dhe 3 shtetas në Lushnjë.

“Qarku Fier/Vijon zbatimi i planit operacional policor të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në të gjitha qarqet e vendit. Finalizohet në Fier dhe Lushnjë, faza e shtatë e këtij plani operacional mbarëkombëtar. Gjatë kësaj faze, Policia çmontoi në qytetin e Fierit dhe Lushnjës, 20 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 5 shtetas, nga këta, 2 shtetas në Fier dhe 3 shtetas në Lushnjë, të cilët i kishin montuar këto kamera, në mënyrë të kundërligjshme.

Strukturat hetimore të DVP Fier, në bashkëpunim me komisariatet e Policisë në varësi të saj, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, konkretisht në disa lagje të qyteteve Fier e Lushnjë, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.

Gjatë fazës së shtatë të këtij plani operacional, në Fier, në lagjet "8 Shkurti" dhe "Liri", janë çmontuar 5 kamera, si dhe janë në hetim, shtetasit A. B. dhe K. K. Plani operacional ka vijuar në Lushnjë ku u çmontuan dhe u sekuestruan 15 kamera të vendosura në lagjet "18 Tetori" dhe "Loni Dhamo". Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, janë në hetim shtetasit K. T.,  S. T. dhe K. A. Materialet i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Fier e Lushnjë, për veprime të mëtejshme.”

Policia e Shtetit
https://www.facebook.com/dvpfier/videos/1580779075728737
https://a2news.com/2023/01/27/fijet-e-paligjshme-priten-dhe-ne-durres-hiqen-47-kamera-nga-rruget/
https://a2news.com/2023/01/25/shkodra-ne-syte-e-krimit-cmontohen-38-kamera-sigurie/
https://a2news.com/2023/01/28/policia-vijon-me-cmontimin-e-kamerave-aksion-ne-korce-dhe-pogradec/

A2 CNN Livestream

Dita jonë