
Rekord shpenzimesh, revolucioni te Chelsea, 241 mln euro në merkaton e dimrit
Chelsea është mbretëresha e merkatos së dimrit. Pronari iri i klubit, Todd Boehly nuk po kursehet, duke vendosur edhe rekord shpenzimesh për afatin e transferimeve të janarit.
Trajneri Potter ka marrë tetë dhurata për gjysmën e mbetur të sezonit, edhe pse vetëm shtatë nga lojtarët janë afruar efektivisht, teksa njëri do ti bashkohet bluve gjatë verës.
Blerja më e shtrenjtë ishte ylli ukrainas, Mykhaylo Mudryk, i paguar 100 milionë euro duke përfshirë edhe bonuset. Chelsea investoi40 milionë euro për Badiashile, 12,5 për Andrey Santos dhe 12 për Fofana.
Edhe huazimi i Joao Felix nga Atletico Madrid kushtoi 12milionë euro, teksa PSV Eindhoven përfitoi 35 milionë euro për Noni Madueke. Këtyre shifrave u shtohen edhe 30 milionë euro për blerjen e Malo Gusto nga Lyon, edhe pse mbrojtësi do të lihet në Francë deri në fund të sezonit.
Në total, merkato e Chelsea ka kushtuar 241,5 milionë euro, shifër që është më e lartë se merkato e zhvilluar nga të gjitha ekipet në Serie A italiane, La Liga-n spanjolle dhe Bundesligën gjermane së bashku.
Çmenduria e Chelsea merr përmasa edhe më të mëdha kur mendon se gjatë verës, londinezët transferuan lojtarë si Wesley Fofana, Sterlingapo Koulibaly, duke bërë që merkato e kësaj sezoni të ketë kushtuar rreth 500milionë euro.
Por, paratë nuk blejnë rezultatet dhe këtë e konfirmon fakti që blutë pozicionohen në vendin e 10-të në Premier League, me 21 pikë distancë nga Arsenali kryesues.