Tensionet Shkup – Sofje, Borisov: Përpjekje për kthimin e Maqedonisë së Veriut nën ndikimin rus

Publikuar më: 29/1/2023, ora 13:26

Tensionet Shkup – Sofje, Borisov: Përpjekje për kthimin e Maqedonisë së Veriut nën ndikimin rus

Publikuar më: 29/1/2023, ora 13:26

Ish-Kryeministri bullgar, Bojko Borisov mendon se struktura të caktuara po përpiqen ta kthejnë Maqedoninë e Veriut nën ndikimin e Rusisë. Ai nuk saktësoi se cilat janë këto struktura, por pretendimet I lidhi me incidentin e 16 janarit në Ohër Maqedoninë e Veriut, ku u sulmua fizikisht një pjesëtar i një organizate bullgare në këtë qytet.

Këtu shoh një përpjekje për ta kthyer Maqedoninë e Veriut nën ndikimin rus, qëllimisht. Në asnjë rrethanë nuk duhet të mashtroheni. Gjëja më e mirë për Bullgarinë është që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të jenë në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Ish-kryeministri bullgar, Bojko Borisov, tha se do të insistojë që përgjegjësit për rrahjen e sekretarit të klubit bullgar “Car Boris i Treti” nga Ohri, Hristijan Pendikov të nxirren para drejtësisë, pasi kjo sipas tij “minon përpjekjet e mëdha që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të ndjekin rrugën e Bashkimit Evropian”.

Sakaq, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani tha se fushata e zgjedhjeve të parakohshme në Bullgari dhe tensionet politike në Maqedoninë e Veriut janë shkaktarë të përshkallëzimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ai thotë se mosmarrëveshjet duhet zgjidhur me dialog për të mos iu lënë hapësirë “përfituesve politikë dhe provokatorëve”.