Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Disa ditë pasi konfirmoi martesën, Rita Ora tregon diamantin gjigant në dorë

Nga A2 CNN
30 Janar 2023, 11:01 | Showbiz

Rita Ora tregoi një unazë të madhe diamanti të shtunën teksa performonte në një klub nate në Londër pasi konfirmoi martesën e saj me Taika Waititi.

Këngëtarja 32-vjeçare mbante në dorën e majtë një unazë me një gur gjigant blu, ndërsa ngjitej në skenë. Po ashtu, ajo kishte edhe një unazë tjetër të madhe në gishtin e saj tregues me një gur të çmuar të verdhë.

Nuk dihet nëse unazat, Ora i ka nga martesa me Waititi-n apo nëse i përdori bizhuteritë verbuese vetëm për performancën.

Këngëtarja shqiptare i ngriti jo pak temperaturat të shtunën mbrëma kur u ngjit në skenë me një fustan të tejdukshëm që linte pak vend për imagjinatën.

https://a2news.com/2023/01/29/pasi-konfirmoi-martesen-rita-ora-terbon-fansat-ne-nje-lokal-nate/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani