Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, në SPAK: Nuk jam thërritur ende për inceneratorët

Nga A2 CNN
30 Janar 2023, 11:46 | Aktualitet
Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, në SPAK: Nuk jam

Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ishte të hënën në Prokurorinë e Posaçme, ku ishte thërritur, sipas burimeve, për procedurat lidhur me privatizimin e një ndërtese në Tiranë.

Në përfundim të deklaratës së dhënë në SPAK, Cani nuk dha sqarime për çfarë ishte thërritur, por hodhi poshtë pretendimet se kishte shkuar në SPAK për çështjen e inceneratorëve. “Nuk jam thirrur ende për inceneratorët dhe nuk e di nëse do të thirrem. Por jam i gatshëm nëse thirrem. Nga SPAK pres drejtësi, pres rregull”, tha Cani.

Gati një vit më parë, Cani dëshmoi në Komisionin Hetimor Parlamentar të ngritur për inceneratorët. Ai tha se kishte refuzuar procedurat e ndjekura për ndërtimin e inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit, pasi kishin mospërputhje me ligjin. “Ministria e Financave e sheh më tepër në këndvështrimin e kapaciteteve financiare. Ministria e Financave kërkon që paratë e shpenzuara, të kthehen mbrapsht. Ne jemi të interesuar para se të japin para, a janë në gjendje ta kryejnë apo jo aktivitetin që kanë marrë përsipër. Për inceneratorin e Elbasanit, arsyeja e parë që e kemi refuzuar është se kemi thënë që në relacionin shoqërues nuk jepet argumenti financiar. U themi që nuk janë bazuar në ligjin për koncesionet dhe PPP-të. Ky projektvendim në dijeninë time nuk është miratuar. E treta është, cila është firma që kërkon, statusi juridik dhe kapacitetet financiare të saj? Edhe për Fierin, ishin dokumentet e paplotësuara, ne kërkonim plotësimin e dokumenteve”.

Për çështjen e inceneratorëve janë arrestuar ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputeti Alqi Bllako, dhe një numër zyrtarësh të tjerë.

https://a2news.com/2022/02/21/femija-donte-akullore-kryefamiljari-nuk-kishte-leke-per-buke-shkelqim-cani-flet-edhe-per-lefter-koken-e-kam-bezdi-ti-bie-nje-njeriu-qe-eshte-shtrire-ne-toke/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani