Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Ndodh një herë në një mijë vjet”, Zelanda e Re goditet nga përmbytjet ekstreme

Nga A2 CNN
30 Janar 2023, 08:38 | Bota

Zelanda e Re është goditur nga përmbytjet, ndërsa vendi po përgatitet për më shumë shira këtë javë me alarme më të rënda të motit.

Katër persona kanë humbur jetën, ndërkohë që 350 persona kishin nevojë për strehim urgjent. Kryeministri i Zelandës së Re, Chris Hipkins, rajoni më i goditur është Auckland, në të cilin ka pasur dëme të konsiderueshme.

Urdhri i gjendjes së jashtëzakonshme vazhdon në Auckland, i cili të premten përjetoi shiun e tij më të keq në histori.

Kryeministri i sapoemëruar theksoi se në ngjarjet ekstreme të motit kanë ndikuar edhe ndryshimet klimatike. Sipas tij, përmbytjet e fundit ndodhin “një herë në një mijë vjet”.

"Është një ngjarje e motit 1 herë në 100 vjet. Unë mendoj se njerëzit mund të shohin se ka një mesazh në këtë...Ndryshimi klimatik është real, është me ne. Ne do të duhet të përballemi me më shumë nga këto ngjarje ekstreme të motit në të ardhmen. Ne duhet të jemi të përgatitur për këtë. Dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të luftuar sfidën e ndryshimit të klimës", shtoi ai.

Me reshjet e paprecedenta që Auckland ka parë që nga e premtja, edhe shiu i rrëmbyeshëm që pritet në ditët në vijim mund të shkaktojë më shumë përmbytje dhe dëme sesa zakonisht, tha kryetari i bashkisë së qytetit në një postim në Twitter të hënën.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani