Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

E reja ndërron jetë pas abortit, procedohen dy mjekë në Elbasan

Nga A2 CNN
31 Janar 2023, 16:39 | Kronikë
E reja ndërron jetë pas abortit, procedohen dy mjekë në

Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Elbasanit kanë nisur procedim penal ndaj dy mjekëve të Maternitetit të këtij qyteti pas vdekjes së një 34-vjeçareje.

Një ditë më parë Etleva Çullhaj u paraqit në ambientet e Maternitetit ku kreu një procedurë aborti dhe më pas u largua në banesë. Rreth orës 18:00 të së njëjtës ditë, dyshohet se për shkak të komplikimeve të gjendjes shëndetësore, kjo shtetase ka njoftuar shërbimet e ambulancës, të cilat e kanë transportuar atë në spital e Elbasanit, ku më pas ndërroi jetë.

Për këtë rast, nisi dhe procedimi penal për dy mjekët A. P., 56 vjeç dhe B. Gj., 60 vjeç për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

A2 CNN Livestream

Dita jonë