Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Efektivi i FNSH konfliktohet me atë të Operacionales, nxjerrin dhe armët

Nga A2 CNN
31 Janar 2023, 16:25 | Kronikë
Efektivi i FNSH konfliktohet me atë të Operacionales, nxjerrin dhe

Dy efektivë policie janë proceduar në gjendje të lirë dhe po hetohen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi mbrëmjen e djeshme janë konfliktuar me njërit-tjetrin, teksa kanë qenë jashtë shërbimit.

Sipas të dhënave, punonjësi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Rigers Iljazi, bashkë me vëllanë e tij, Marjus Iljazi, janë konfliktuar me efektivin e Operacionales, Vladimir Laska, për motive ende të paqarta.

Konflikti ka degraduar dhe sipas të dhënave, të dyja palët raportohet të kenë nxjerrë dhe armët e shërbimit që kishin me vete, por pa i përdorur.

Nga veprimet hetimore rezulton se punonjësi i policisë Vladimir Laska është konfliktuar e përplasur fizikisht, për motive të dobëta, së pari me shtetasin Marjus Iljazi në një dyqan në rrugën “Nikolla Tupe” dhe më pas në debat është përfshirë dhe vëllai i tij po ashtu efektiv policie Rigers Iljazi.

Me marrjen e njoftimit kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr. 2 Tiranë dhe forcat “Shqiponja”, të cilat kanë shoqëruar palët deri në përfundim të veprimeve të para hetimore.

A2 CNN Livestream

Dita jonë