Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Meta: Dorëheqja e Bashës nuk ekziston në Gjykatë, është një mashtrues i rëndomtë

Nga A2 CNN
31 Janar 2023, 20:47 | Politikë
Meta: Dorëheqja e Bashës nuk ekziston në Gjykatë,

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ftuar në “Debat” nga Alba Alishani në A2CNN, u pyet edhe në lidhje me rolin e z. Basha dhe përfitimet e tij personale, kur tanimë nuk është gjë tjetër veçse një kryetar i dorëhequr.

Sipas Metës dorëheqja e tij nuk ekziston në Gjykatë, ndërsa e cilësoi si një mashtrues të rëndomtë që çdo veprim apo mosveprim e kryen në shërbim të Edi Ramës, ku këtu përmendi edhe mos regjistrimin e PD në zgjedhjet e 13 tetorit.

Çfarë ju rezulton të ketë përfituar personalisht z. Basha përveçse sot është një kryetar i dorëhequr dhe pak a shumë një eksponent i PD në hije dhe pa identitet të qartë, po them unë meqenëse PD është në dysh?

Një kryetar i dorëhequr dhe dorëheqja e të cilit nuk ekziston në Gjykatë? Mund të themi që është thjesht një mashtrues i rëndomtë që gjithçka e bën në funksion të Edi Ramës dhe për këtë sigurisht që merr shpërblime nga ai, që nuk janë të ndershme.

Dhe kur flisni për shpërblim besoj e keni fjalë edhe për mos regjistrimin e kësaj dorëheqjeje, që gjithsesi është përkthyer në një problem ose në një ngërç për opozitën në tërësi...

Nuk është ngërç i opozitës. Është një lojë e përbashkët Rama – Basha. Lulzim Basha e la opozitën pa asnjë bashki, e la pa asnjë këshilltar. Lulzim Basha nuk pranoi të regjistronte PD-në as për të marrë pjesë në zgjedhjet e 13 Tetorit, të cilat unë i caktova, pasi shtyva zgjedhjet e qershorit, me kërkesën e Lulzim Bashës. Edhe datën e zgjodhi Lulzim Basha. U regjistruan partitë e tjera të opozitës. Ai nuk pranoi. Pse nuk pranoi për një datë që e zgjodhi dhe që ia kërkoi vetë Presidentit? Sepse nuk e linte Edi Rama. Sepse po të regjistrohej Basha, Edi Rama nuk kishte alibi për të mos i bërë zgjedhjet, sepse ndërkombëtarët po i thoshin bëj zgjedhjet, ja PD do marrë pjesë. Ky nuk e regjistroi formalisht dhe ai u thoshte ndërkombëtarëve “ja e shikoni, me kë do bëj unë garë? PD nuk do të marrë pjesë në zgjedhje”. Pra, këto janë gjëra të qarta.

A2 CNN Livestream

Dita jonë