Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Nedim Bajrami e zyrtarizon vetë ekipin e ri, qëndron në Serie A

Nga A2 CNN
31 Janar 2023, 18:41 | Futboll
Nedim Bajrami e zyrtarizon vetë ekipin e ri, qëndron në Serie A

Nedim Bajrami do ta luajë pjesën e mbetur të sezonit në Serie A për ekipin e Sassuolos. Lajmi u konfirmua nga vetë futbollisti teksa iu përgjigj interesit të gazetarëve për të ardhmen e tij.

Shqiptari, mes të tjerash, shprehu kënaqësinë që te Sassuolo gjente trajnerin Dionisi, i cili ka shumë besim te aftësitë e tij.

“Po, sigurisht, fola me trajneri Dionisi mbrëmë, jam shumë i lumtur që e gjeta sërish. Kam folur me Pinamontin, me të cilin kam luajtur vitin e kaluar”, tha Bajrami.

Sipas mediave italiane, Empoli pritet të përfitojë 7 milionë euro nga shitja e Bajramit, ekipi me të cilin 23-vjeçari shqiptar u bashkua në verën e 2019 nga Grasshopers.

Këtë sezon Bajrami ka luajtur 19 ndeshje në Serie A dhe ka shënuar 1 gol.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli