Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

​S’kanë fund problemet për Eriksen, jashtë fushës deri në prill

Nga A2 CNN
31 Janar 2023, 15:14 | Futboll
​S’kanë fund problemet për Eriksen, jashtë fushës

Mesfushori i Manchester United, Christian Eriksen, pritet të jetë jashtë fushës për një periudhë të gjatë për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës të pësuar në fitoren kundër Readingut të shtunën në Kupën e Anglisë.

Mesfushori danez u largua nga fusha në pjesën e dytë të fitores 3-1, pasi u ndal nga një goditje nga sulmuesi i Readingut, Andy Carroll.

Ndërsa testet mjekësore po vazhdojnë, vlerësimet fillestare tregojnë se Eriksen ka të ngjarë të mbetet jashtë deri në fund të prillit ose në fillim të majit.

Mungesa e 30-vjeçarit do të jetë një zhgënjim i madh për trajnerin Erik ten Hag dhe tifozët, duke pasur parasysh konsistencën e paraqitjeve të tij gjatë gjithë sezonit të deritanishëm, duke bërë 31 paraqitje që nga ardhja e tij në “Old Trafford”.

https://a2news.com/2022/02/08/7-muaj-pas-atakut-kardiak-eriksen-mendova-te-terhiqesha-nga-futbolli/

A2 CNN Livestream

Dita jonë