Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Tetë jemi, ju jeni shtatë,” rrëzohen propozimet e Tabakut për ndryshime në ligjin e koncesioneve

Nga A2 CNN
31 Janar 2023, 15:29 | Politikë
“Tetë jemi, ju jeni shtatë,” rrëzohen propozimet e

Nga ndalimi i dhënies së kontratave publike drejtuesve të kompanive me të shkuar kriminale te verifikimi i kapitalit apo burimi i të ardhurave, me fokus të veçantë te përgjegjësia individuale e punonjësve publike që firmosin për koncesionet apo Partneritetet Publike-Private.

Pas depozitimit në Kuvend, ndryshimet e propozuara nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, u shqyrtuan në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese.

 “Në projektligj kemi forcuar akoma më tej mekanizmin kontrollues duke shmangur sa më shumë fshehjen pas përgjegjësisë kolektive dhe parashikimin në mënyrë eksplicite të përgjegjësisë personale të çdo nëpunësi që merr pjesë në një procedurë për dhënien e një koncesioni/PPP”, u shpreh Tabaku.

Duke e cilësuar “shteg korrupsioni” ligjin aktual, Tabaku akuzoi se nëpërmjet tij janë favorizuar edhe kompani ruse.

Ne kemi këto ditë për koncesione që qeveria shqiptare i ka dhuruar një oligarku rus apo kompanive ruse të lidhura ngushtësisht me qeverinë ruse. Madje kemi mësuar se si kompani nga oligarkët rus kanë marrë dhe titujt strategjikë nga qeveria Rama.”

Nisma u vlerësua gati e panevojshme nga përfaqësuesi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në Komision, Edmond Ahmeti i cili pati edhe një ofertë për Tabakun.

“Mund t’iu themi se është iniciuar procesi me një urdhër kryeministri me një grup pune, për të filluar punën për ndryshimin e ligjit. Ndaj edhe qëndrimi ynë ka qenë se jemi në proces dhe të dy çështjet mund të përfshihen në një,” u shpreh Ahmeti.

Për Tabakun pati një këshillë nga kolegu brenda partisë, megjithëse në grupimin tjetër, Luan Baçi.

 “I këshilloj zonjës Tabaku më mirë ta lërë fare çështjen se sa ta shkrijë atë me atë të qeverisë. Se do na thonë në fund, ja opozita bashkëpunon me qeverinë,” tha Baçi.

Mbizotërimi në shifra u reflektua edhe në procesin e votimit ku socialistët rrëzuan propozimin e Tabakut.

A2 CNN Livestream

Dita jonë