Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Ortek në resortin e skive në Himalaje: 2 viktima dhe 21 skiatorë të “groposur” në borë

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2023, 17:16 | Bota

Një ortek dëbore ka marrë përpara një resort skish në Himalaje, në Kashmirin e kontrolluar nga India, duke u marrë jetën dy personave dhe duke “groposur” 21 të tjerë nën dëborë.

Viktimat janë dy skiatorë polakë. Pamjet e publikuara në media tregojnë momentin kur grumbulli i dëborës shkëputet nga maja 4 389 metra e lartë e Malit Apharwat, në drejtim të një grupi skiatorësh.

Në vendin e ngjarjes u dërguan ekipe shpëtimi të specializuar për lartësi të mëdha, të cilët nxorën edhe trupat e dy polakëve.

Sipas policisë, 19 turistë të huaj dhe dy guida vendase janë shpëtuar ndërsa dy polakët e pajetë janë dërguar në një spital.

A2 CNN Livestream

Dita jonë