Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Debati për Kosovën në Kuvend, Vuçiç i fiksuar pas Serbisë: Nuk më duhen rusët, e as amerikanët

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2023, 13:26 | Kosova
Debati për Kosovën në Kuvend, Vuçiç i fiksuar pas

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, u shfaq sërish në parlament, pas sherrit dhe grushteve të së enjtes. Fyerjet dhe akuzat ndaj tij vijuan në seancën për Kosovën, me kreun e shtetit që tentoi të qartësonte ligjvënësit për propozimin europian për normalizimin e marrëdhënieve. Vuçiç komentoi episodet e dhunës, duke thënë se një zhvillim i tillë ishte një turp i madh për vendin.

 “Silleni si fëmijë në çerdhe dhe kujtoni se jeni patriot të mëdhenj duke thërritur ‘Kosova është zemra e Serbisë’. A jeni krenarë që ishit lajmi kryesor dhe më i shëmtuari në rajon. Të gjithë janë tallur me ne. Duhet të fitoni me argumente, jo me dhunë. E patë sa të lumtur ishin Kurti dhe mediat e tij, kroatët dhe mediat e tyre. ”

Kundër tij folën edhe anëtarë të partisë së gjelbër, që akuzuan presidentin dhe partinë e tij Progresiste Serbe, SNS, se ka futur sundimin e terrorit në Veriun e Kosovës, vetëm për të qëndruar në pushtet. “Rrethanat nuk janë në favorin tonë, por unë nuk jam pro një konflikti të ngrirë”, u shpreh më tej Vuçiç.

Gjithashtu komentoi sërish gjashtë kushtet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“A do të thotë kjo se asociacioni nuk do të formohet? ndoshta nuk do të formohet, por kjo është një tallje ndaj komunitetit ndërkombëtar më shumë sesa ndaj nesh.”

Duke iu rikthyer pranimit të propozimit europian, presidenti tha në kuvend se Serbia do ta ndalojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, pavarësisht se kjo do të përbënte një shkelje të planit me 10 pika.

Përmendi edhe njëherë pasojat e refuzimit të tij, ndërprerje të anëtarësimit në BE dhe largim të menjëhershëm të financimeve europiane. Gjithashtu foli edhe për marrëdhëniet me Rusinë.

Nuk më interesojnë as rusët, as amerikanët, jam plotësisht i fiksuar pas Serbisë dhe problemeve që ka Serbia.”

Ndërkohë, Rusia ka reaguar për situatën në Beograd duke ofruar mbështetje për Serbinë aleate kundër asaj që e konsideron “presion I paprecedentë i perëndimit kolektiv.”

https://a2news.com/2023/02/03/proteste-ne-serbi-opozita-vucic-je-tradhtar-po-shet-kosoven-per-karrigen/

A2 CNN Livestream

Dita jonë