Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Protestë në Serbi, opozita: Vuçiç, je tradhtar! Po shet Kosovën për karrigen

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2023, 10:37 | Kosova
Protestë në Serbi, opozita: Vuçiç, je tradhtar! Po shet

Pas tensioneve në seancë, e djathta opozitare në Serbi protestoi kundër vendimit të presidentit Vuçiç për të pranuar propozimin europian që normalizon raportet me Kosovën. Shumë prej pjesëmarrësve e quajtën presidentin një tradhtar, ndërsa drejtuesit e dy partive opozitare, u shprehën se nuk do të lejojnë që pavarësia e Kosovës të pranohet.

 “Plani franko-gjerman, sipas asaj që vetë Vuçiç ka pohuar, na kërkon ne të njohim pavarësinë e provincës sonë jugore. Ai tha se ne jemi të gatshëm të pranojmë atë plan dhe të punojmë për zbatimin e tij. Ta dini: Ne nuk jemi të gatshëm ta pranojmë atë”, deklaroi Milos Jovanovic, kreu i Partisë Demokrate të Re.

Nga ana tjetër, sipas kryetarit të partisë DVERI, Bosko Obradovic, “thelbi është që presidenti i republikës po pengon Asamblenë Kombëtare, përmes mazhorancës së tij parlamentare, që të arrijë ndonjë konkluzion në këtë sesion, për ta kufizuar atë në vazhdimin e negociatave. Ai kërkon të ruajë të drejtën për të shitur Kosovën dhe të mbrojë pushtetin e tij përmes asaj shitjeje.”

https://a2news.com/2023/02/02/seance-e-posacme-per-kosoven-kuvendi-i-serbise-diskuton-per-dialogun-dhe-propozimin-e-be/
https://a2news.com/2023/02/02/shqiptaret-nuk-duan-asociacionin-vucic-perendimi-me-kercenoi-nese-nuk-firmosim-marreveshjen-me-kosoven/

A2 CNN Livestream

Dita jonë