Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Çmimet Grammy, Beyonce pranë rekordit historik me 9 nominime, pas saj Adele

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2023, 19:11 | Showbiz

Mbahet sonte në mbrëmje në Los Angeles, ceremonia e 65 e çmimeve Grammy. Nominimet janë bërë të ditura muaj më parë, me Beyonce që kryeson me 9 kandidatura në total, ndjekur më pas nga Kendrick Lamar me 8 nominime dhe Adele e Brandi Carlile me nga 7 nominime.

Mbrëmja gala do të nisë në orën 20 amerikane, me ceremoninë që do të prezantohet për të tretin vit radhazi nga komediani Trevor Noah.

Janë jo pak, por 91 kategori, për të cilat do të ndahen çmimet ndërsa në skenë do të ngjiten yjet, emrat më të mëdhenj të muzikës botërore ndërsa homazhe do të mbahen edhe për ata që janë ndarë nga jeta këtë vit.

Beyonce është shumë pranë rekordit, së pari si gruaja më e nominuar në historinë e çmimeve Grammy, teksa ka fituar aktualisht 28 statuja të tilla. Në total, Beyonce është nominuar 88 herë. Beyonce pritet të triumfojë, ndër të tjera, edhe si artistja më e mirë në kategoritë R&B dhe soul.

Dj Kaled, sipas parashikimeve, pritet të triumfojë në kategorinë albumi më i mirë i muzikës rap, bashkë me Drake, Nicki Minaj apo Megan Thee Stallion.

 Për herë të parë në dekadën e fundit, Taylor Swift nuk ka marrë asnjë nominim, edhe pse ka fituar 3 vjet rresht si artistja më e mirë. Veçse 2023 mund të jetë viti i muzikës latine, mund të jetë edhe viti i Ozzy Osbourne për albumin më të mirë, 28 vjet pas triumfit të parë në Grammy Auards.

Dhe në fund, mund të jetë ky viti i triumfit të radhës së Adele apo i Abba, me dy albume super të shitura, si “30” apo “Voyage”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë