Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

10 viktima nga ortekët në Zvicër dhe Austri

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2023, 10:42 | Bota
10 viktima nga ortekët në Zvicër dhe Austri

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën gjatë fundjavës në Alpet e Austrisë dhe Zvicrës, si pasojë e disa ortekëve në disa zona turistike, të frekuentuara shumë nga turistët në këtë kohë.

Sipas të dhënave paraprake, mes viktimave raportohen turistë nga Zelanda e Re, Kina dhe Gjermania.

Autoritetet austriake kanë shpallur gjendjen e emergjencës në disa zona për shkak të borës dhe erës së fortë. Por pavarësisht paralajmërimeve, resortet e skive kanë qenë plot me njerëz, kjo edhe për shkak të pushimeve dimërore në shkolla.

Situata më e rënduar nga ortekët në Austri raportohet në Tyrol, Sankt Anton am Arlberg dhe Hohe Aifner.

Agjencitë e lajmeve në Austri raportojnë se vetëm të shtunën në Tyrol u regjistruar 30 ortekë, ndërkohë që rreziqet për përsëritjen e tyre janë ende të mëdha.

A2 CNN Livestream

Dita jonë