Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Pa koment: Pamjet me dron tregojnë shkatërrimin nga tërmeti në Turqi

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2023, 09:20 | Kapur në kamera
Pa koment: Pamjet me dron tregojnë shkatërrimin nga tërmeti

Pamje vërtet tragjike janë filmuar me dron të martën, ku tregohen përmasat e shkatërrimit në provincën Hatay, pas tërmetit të tmerrshëm që goditi Turqinë të hënën. Dy lëkundje të magnitudës 7,8 dhe 7,7 shkaktuan mbi 4400 viktima në Turqi dhe Sirinë fqinje.

Skuadrat e shpëtimit po punojnë pa ndërprerje për të nxjerrë njerëzit që kanë mbetur nën rrënoja, me shpresën që do të mund të jenë ende gjallë. Në Hatay, rreth 8000 persona janë shpëtuar deri tani, sipas Autoritetit të Emergjencave Civile në Turqi, nga mbi 4700 godina të shkatërruara.

https://youtu.be/Aw2fACjFG6w

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani