Sondazh: A duhet prindërit të publikojnë fotot e fëmijëve në rrjetet sociale?
  • Po 7%
  • Jo 93%

Rrëshqitje dherash dhe përmbytje në Peru, të paktën 40 viktima

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2023, 09:02 | Bota
Rrëshqitje dherash dhe përmbytje në Peru, të paktën 40

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar si pasojë e përmbytjeve të fuqishme dhe rrëshqitjeve të dherave që kanë përfshirë Perunë.

Reshje të dendura janë regjistruar prej së dielës në rajonin qendror të Arequipa, të cilat i kthyen rrugët e qyteteve në lumenj.

Situata e rënduar paraqitet dhe në katër rajone pranë Rio Grandes, ku mendohet se shumë shpejt do të shpallet gjendja e emergjencës.

Më shumë se 200 ndërtesa parafabrikate, janë shembur në Secocha, ndërkohë që situata pritet të rëndohet në orët në vijim.

Dita jonë