
Kupa e Botës për klube, Al Hilal mposht Flamengon dhe shkon në finale
Al Hilal është skuadra e parë finaliste në Kupën e Botës për klube. Skuadra nga Riad i Arabisë Saudite mposhti 3-2 ekipin brazilian te Flamengos dhe siguroi biletën për më tej.
Një ndeshje e bukur dhe emocionuese u pa që në fillim të sfidës me dy skuadrat që ishin kërkuese dhe kishin shanset e tyre. Aldausari kaloi në avantazh që në minutën e katërt ekipin arab megjithatë amerikano jugoret reaguan shpejt dhe gjetën golin e barazimit në minutën e 20 me Pedron. Por spektakli dhe emocionet në pjesën e parë nuk mbaruan me kaq.
Gjërat për brazilianët u vështirësuan dhe më shumë kur pas një faulli në zonë arbitri ndëshkoi me karton të kuq Gerson dhe dertoi gishtin nga pika e bardhë e 11-metërshit në minutën e 9 të shtesës. Aty Al Hilal rikthen avantazhin me po të njëjtin protagonist Aldausari.
Edhe në pjesën e dytë ritmi ishte i lartë. Vietto shënon dhe golin e trete për arabët, ndërsa në minutën e 91 Flamengo ngushton diferencat. Por kaq ishte e pamjaftueshme pasi në fund është Al Hilal skuadra që siguroi kalimin më tej dhe tani më pret në finale fituesin e çiftit Real Madrid- Al Ali sfidë e programuar sot në mbrëmje në orën 20:00.