Një djalë 2-vjeçar u nxor nga rrënojat e një godine të shembur në Hatay të Turqisë, pasi qëndronte i bllokuar aty prej 79 orësh. Në pamjet e publikuara nga Fondacioni i Ndihmës Humanitare (IHH), nuk jepen detaje të tjera rreth asaj që i ka ndodhur pjesës tjetër të familjes së vogëlushit. Ai dëgjohet duke qarë teksa nxirët nga gërmadhat dhe dërgohet për të marrë ndihmën e shpejtë.
Deri të enjten në mesditë, sipas shifrave zyrtare, 17 mijë persona kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri nga tërmetet që goditën vendet të hënën. (A2 Televizion)