Protesta në universitete, lëvizja e pedagogëve rinis më 22 shkurt

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2023, 17:26 | Aktualitet
Protesta në universitete, lëvizja e pedagogëve rinis më 22

Pedagogët do t’i rikthehen sërish protestave. E para për këtë vit do të mbahet të mërkurën e 22 shkurtit. Kjo u lajmërua nga drejtuesit e Sindikatës se pedagogëve pas thellimit të krizës në universitete siç shprehen ata, dhe kërkesave ende të paplotësuara nga qeveria.

Pedagogët kundërshtojnë vendimin e qeverise që aktivizoi nenin 12 të ligjit të arsimit të lartë për kthimin e universiteteve në institucione publike të pavarura ose fondacione.

Sipas tyre, ky vendim do të sillte shkatërrimin e universiteteve publike. Protestat e pedagogëve në universitete nisën në tetor të vitit 2022, me bojkotin e vitit të ri akademik. Pas përçarjes së stafeve akademike, lëvizjet e sindikatës jashtë auditorëve nuk zgjatën më shumë se një muaj e gjysmë.

Qeveria vendosi të rrisë me 15% pagat e tyre, por vetëm 7% nga buxheti i shtetit, pjesa tjetër 8% do të sigurohej nga të ardhurat e universiteteve. Ndërsa kërkesat e pedagogëve për dyfishim të pagës u cilësuan të paarsyeshme në kohë krize.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli