Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Bursat e degëve prioritare: Studentët nuk i arrijnë t'i marrin, kanë nota të ulëta

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2023, 16:35 | Aktualitet
Bursat e degëve prioritare: Studentët nuk i arrijnë t'i

Politika për të mbështetur me bursa degët prioritare dhe për të mbajtur në Shqipëri mjekët e rinj duket se nuk po funksion.

Studentët më të mirë synojnë të ikin jashtë, ndërsa ata që rrezikojnë të mbeten pa arsim të lartë, zgjedhin mësuesinë. Por, pavarësisht degëve ku arsimohen, synimet për të ardhmen i kanë qarta.

Në degët e mësuesisë, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës nuk gjen studentë që të ketë aplikuar për degë prioritare.

Niveli i tyre është me i ulet se mesatarja 8.5, kusht i vendosur për të përfituar bursë në vlerën e pagës minimale.

Ndërsa në Universitetin e Mjekësisë është një panoramë krejt  tjetër nga ajo në fakultetet e mësuesisë. Aty aplikimet për studime kanë shënuar kulmin vitet e fundit, e po ashtu, me të marrë diplomën, edhe largimet jashtë vendit.

Mbi 1 mijë mjekë të larguar vetëm vitet e fundit, ndërsa infermierë disafish më shumë. Në këtë periudhë provimesh në universitete, rektori Arben Gjata tregon për A2 politikat që po hartohen për mbajtjen nw Shqipëri të mjekëve të rinj.

Aktualisht vetëm 30 kanë aplikuar për bursë, me kushtin që për 3 vjet të punojnë në Shqipëri. E ndërsa degët e mësuesisë po prekin fundin, jo vetëm me uljen e interesit, por edhe të nivelit të arsimtarëve të rinj, dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës hedh disa ide se si  mund të rikthehen sytë mësuesia.

Aktualisht qeveria mbështet me vlerën e pagës minimale prej 35 mije lekësh degët e shpallura prioritet kombëtar, me premtimin që në pak javë bursa të arrijë në 40 mijë lekë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë