
Champions League, Chelsea sfidon Dortmund, Benfica përballë Brugge
Faza e 1/8 në Champions propozon edhe dy ndeshje interesante, pasi 4 ekipet që do të zbresin në fushë këtë të mërkurë kanë historik të rëndësishëm në këtë aktivitet.
Borussia Dortmund luan kundër Chelsea. Nënkampionët e Gjermanisë do të synojnë të shfrytëzojnë momentin jo të mirë të ekipit që cilësohet si forca e tretë angleze në këtë edicion në arenën ndërkombëtare. Kjo do të jetë përballja e parë në histori ndërmjet Borussia Dortmund dhe Chelsea. Edhe pse në kampionat po vuajnë, Blutë e Londrës janë një skuadër eksperte në Champions.
Grupi në dispozicion të trajnerit Potter është i shkëlqyer dhe përforcimet e dimrit, me emra si Enzo Fernández, João Félix apo Mykhaylo Mudryk, e kanë bërë një skuadër të frikshme.
Për më tepër, Borussia Dortmund nuk ka shkëlqyer në këtë sezon dhe mes 16 të kualifikuarave është skuadra që grumbulloi më pak pikë, vetëm 9 të tilla. Grupi u fitua nga Manchester City, teksa gjermanët fituan garën me Sevilla e FC Copenhagen.
Në sfidën tjetër të mbrëmjes, Benfica luan në fushën e Club Brugge. Ekipi që dominon në futbollin portugez ka detyrën të konfirmojë forcën përballë belgëve, që ishin surpriza e këtij edicioni. Club Brugge debuton në fazën me eliminim direkt të Champions dhe duhet të luajë kundër statistikave.
Benfica ka një ecuri të mirë në përballjet me rivalët nga Belgjika, ku në 21 ndeshje ka humbur vetëm 4 herë, gjithmonë në trasfertë.