Leo Messi joshet nga aventura amerikane

Publikuar më: 16/2/2023, ora 13:54
messi 1 1209x720

Leo Messi joshet nga aventura amerikane

Publikuar më: 16/2/2023, ora 13:54

Rinovimi i kontratës së Lionel Mesit me PSG ka ngecur. Negociatat ndërmjet babait të argjentinasit dhe klubit francez nuk shkuan sipas parashikimeve.

Marrëveshja përfundon në qershor dhe kampioni i botës ende nuk e ka pranuar ofertën për rinovim që i është paraqitur.

Në ditët e ardhshme është parashikuar një tjetër takim, por Messi tundohet nga aventura tek Inter Miami, në Amerikë.

Edhe pse në Paris shprehen optimistë, sulmuesi po e shqyrton seriozisht idenë për të luajtur në klubin e Devid Bekham.