Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Për "21 janarin", familjarët e viktimave kallëzim të ri kundër Sali Berishës në SPAK

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2023, 16:49 | Kronikë
Për "21 janarin", familjarët e viktimave kallëzim

Në të njëjtën kohë që opozita mbante një proteste para dyerve të parlamentit, në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, u depozitua një kallëzim i ri kundër Sali Berishës.

Kallëzimi u paraqit nga familjarët e protestuesve të vrarë në demonstratën e 21 janarit të para 12 viteve.

Ata i kërkuan SPAK të merrte në përgjegjësi penale për vrasjet ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e Brendshëm, Lulëzim Basha, ish-kreun e Gardës, Ndrea Prendi dhe ish-gardistin Agim Llupo. 

Mes provave të pretenduara nga kallëzuesit ishte edhe audioja e publikuar së fundmi në media e komunikimeve të gardës gjatë demonstratës së 21 janarit. 

Një javë më parë, SPAK, vlerësoi të mos regjistrojë një hetim për “21 janarin”, duke shpallur moskompetencë për dy kallëzime të depozituara nga Partia Socialiste dhe Ministria e Drejtësisë.

Kallëzimet u deleguan në Prokurorine e Tiranës, ku ndodhet aktualisht një hetim i hapur për 21 janarin, mbi identifikimin e dy vrasjeve të mbetura pa autor, atë të Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë