Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Aleanca Progresiste, Patozi dhe Shehi bëhen bashkë për zgjedhjet e 14 majit

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2023, 17:36 | Politikë
Aleanca Progresiste, Patozi dhe Shehi bëhen bashkë për zgjedhjet

Zgjedhjet e 14 majit kanë bërë bashkë në një bashkëpunim paraelektoral të emëruar Aleanca Progresiste, Partinë Bindjen Demokratike dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar.

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi tregoi se ky bashkëpunim ka për synim këshillat bashkiakë në zgjedhjet e 14 majit.

Aleanca synon të shkojë në zgjedhjet e 14 majit për Këshillat Bashkiakë duke përfaqësuar qytetarët që kërkojnë ndryshim dhe jo thjesht rrotacion. Vizioni ynë për Shqipërinë e nesërme bazohet te reformat transformuese që do të shkundin sistemin politik dhe do të ndryshojnë mendësinë e të drejtuarit.”

Astrit Patozi, themelues i Bindjes Demokratike por i dorëhequr nga drejtimi i kësaj force politike, tregoi se kjo Alenacë është ndryshe nga ajo e Sali Berishës dhe Ilir Metës.

“Me zotin Berisha dhe zotin Meta na ndan një humnerë e gjerë. Unë kam pasur të shkuarën time në PD, por kjo nuk do të thotë asgjë sepse politika është dinamike. Unë shoh se ka ardhur PD në idetë tona dhe nuk kemi shkuar ne tek PD.”

Sa i takon garës për kryetarë bashkie, kjo Aleancë do të mbështesë kandidaturat që dalin si një e vetme nga bashkimi i të dyja palëve në PD për të treguar se janë në bashkëpunim edhe me forcat e tjera opozitare.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli