Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Fluks në Morinë, mijëra qytetarë të Kosovës zgjedhin të festojnë pavarësinë në Shqipëri

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2023, 16:16 | Kosova
Fluks në Morinë, mijëra qytetarë të Kosovës

Edhe pse kryeqendra e festimeve për 15-vjetorin e pavarësisë është në Kosovë, nuk ishin të paktë qytetarët e Kosovës që kanë zgjedhur Shqipërinë për të festuar pavarësinë e Kosovës.

Sipas tyre, nuk ka asnjë ndryshim nëse pavarësinë e feston në Kosovë apo Shqipëri, pasi jemi një komb.

Ndërkohë, nga të dhënat zyrtare rezulton se nga orët e para të mëngjesit e deri mesditën e së premtes, në territorin shqiptar vetëm nga pika e kalimit kufitar të Morinës janë futur mbi 15 mijë persona, me 4371 autovetura dhe 57 autobusë. Ndërsa policia kufitare ka aplikuar kalimet e përshpejtuara për të shmangur radhët.

A2 CNN Livestream

Dita jonë