Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Majlinda Kelmendi tregon situatën "e vështirë" që kaloi në Rusi

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2023, 13:36 | Kosova
Majlinda Kelmendi tregon situatën "e vështirë" që

Kampione Europe, kampione bote dhe kampione Olimpike. Majlinda Kelmendi është ambasadorja më e rëndësishme e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Edhe pse paraqitej thjesht si një sportiste, xhudoka ka luftuar për të drejtën për të përfaqësuar vendin dhe është e vetmja që deri më tani ka ngritur flamurin e Kosovës në Rusi.

Kampionia 31-vjeçare ka një urim të veçantë për festën e pavarësisë dhe një thirrje për të rinjtë e trojeve mbarëshqiptare.

“Gjatë karrierës jam munduar që të jap maksimumin dhe të kontribuoj sadopak për shtetin tonë. Ndoshta ka qenë më e lehtë përmes sportit për të hapur dyer që politika nuk ka mundur t’i hapë. Kemi pasur pengesa dhe kjo na ka bërë që të na rritet egoja dhe të punojmë shumë më shumë. I kemi treguar botë se çfarë vlerash dhe çfarë rinie ka populli i Kosovës dhe ai shqiptar”, tha Kelmendi.

Më tej, kampionia shtoi: “Ne gjithmonë nuk kemi pranuar që të marrim pjesë me flamurin e Federatës Botërore, pasi u bëra kampione. Ka qenë situatë e vështirë në Rusi, derisa ndërhyri Presidenti Putin dhe na lejoi të marrim pjesë me flamurin e Kosovës. Kur je sportist, ky është një presion shtesë, pasi të heq përqendrimin nga sporti. Kam pasur shumë pengesa, por nuk jam dorëzuar kurrë”.

Majlinda Kelmendi zgjodhi edhe momentin më të bukur të karrierës: “Olimpiada “Rio 2016”, ishte hera e parë që merrte pjesë Kosova dhe hera e parë që Kosova mori medalje të artë. Aty realizova ëndrrën time. Tjetër moment ishte kur në Rusi u ngrit flamuri i Kosovës dhe u dëgjua himni i Kosovës. Ajo ishte hera e parë që ndodhi dhe nuk ka ndodhur më kurrë pas asaj here”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani