Sondazh: Si e gjykoni vendimin, që të përjashtohen policët që kanë përdorur “Sky” apo “Enchrochat”?
  • Të panevojshëm 16%
  • Të drejtë 25%
  • Të vonuar 59%

Godina 40-vjeçare që nuk ka as edhe një çarje nga tërmeti, ka befasuar ekspertët

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2023, 13:16 | Bota

Një ndërtesë 4-katëshe ka çuditur të gjithë ndërtuesit dhe ekspertët e fushës, pasi edhe pse nuk ka as edhe një kolonë të mirëfilltë por vetëm katër mure në katin e saj të parë, ajo i ka rezistuar kryelartë tërmeteve shkatërrimtare të 6 shkurtit, që i kanë marrë jetën deri më tani 45 mijë personave në Turqi e Siri.

Bëhet fjalë për ndërtesën në lagjen “Bağlar” të Dijarbakirit, e cila nuk u dëmtua nga tërmeti 6.8 ballë me qendër në Elazığ/Sivrice, madje nuk ka as edhe një të çarë, përveç disa pjesëve të suvasë së saj të jashtme.

Kati i poshtëm i ndërtesës 40-vjeçare, që është në një formë trekëndore dhe më e vogël se tre katet e tjera sipër saj, përdoret për biznese, ndërsa katet lart për banim.

https://a2news.com/2023/02/18/u-nxor-nga-rrenojat-pas-296-oresh-kerkesa-e-pare-e-qytetarit-me-jepni-uje/
https://a2news.com/2023/02/18/ngarkoi-gjithcka-kishte-dhe-i-coi-ne-turqi-shperblehet-heroi-azerbajxhanas-i-termetit/

Ditari A2 CNN